Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më i lartë se në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, por më i ulët se në Mal të Zi. Në renditjen e 98 vendeve dhe territoreve sipas kostos së një vakti në një restorant të lirë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 43-të dhe rezulton gjithashtu mbi mesataren globale prej 9.35 dollarësh. Mes vendeve të rajonit të paraqitura në të dhënat e Numbeo vetëm Mali i Zi është më i shtrenjtë se Shqipëria, me një vakt mesatar prej 11.68 dollarësh dhe vendin e 35-të në renditje. Serbia ndodhet shumë pranë Shqipërisë, me 9.96 dollarë, vetëm 14 cent më pak, ndërsa diferenca zgjerohet ndjeshëm me Maqedoninë e Veriut, ku...