Shqipëria renditet si kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

Shqipëria renditet si kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së. Asnjë vend tjetër i përfshirë në të dhënat e Eurostat nuk i afrohet nivelit të Shqipërisë. Pas saj renditet Rumania me 8.6%, ndërsa Kosova, e treta në renditjen europiane, e kishte ndërtimin sa 7.8% të PBB-së. Shqipëria shkëputet edhe nga Ballkani Edhe...