Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: 5 detyrime për shtetin
Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e detyrueshme që i kushtohet tërësisht mbrojtjes së këtij profesioni. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu shpjegoi pesë detyrimet kryesore që shteti shqiptar merr përsipër me ratifikimin e Konventës, të cilat lidhen me ushtrimin e lirë të profesionit, konfidencialitetin mes avokatit dhe klientit, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga kërcënimet dhe pavarësinë e dhomave të avokatisë. Sipas Gogut, avokatët duhet të ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa pengesa të padrejta, duke pasur mundësi të takojnë klientët, të njihen me dosjet dhe të marrin pjesë realisht në proceset ku i përfaqësojnë ata. Një tjetër detyrim lidhet me ruajtjen e konfidencialitetit të komunikimit mes avokatit dhe klientit, ndërsa Konventa garanton...
Burimi:
kohajone.com