Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Shqipëria pret Europianin U-17: Një festë futbolli dhe krenarie kombëtare
👁12925
Në një atmosferë elektrizuese që përfshiu fëmijë, prindër, trajnerë dhe zyrtarë të lartë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event promovues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, i cili do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Aktiviteti, i mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, synon të ndërtojë entuziazëm dhe përfshirje qytetare rreth një prej ngjarjeve më të mëdha që Shqipëria ka pritur ndonjëherë në futbollin e të rinjve.Pjesëmarrës në këtë event ishin figura të rëndësishme të futbollit dhe sportit shqiptar, përfshirë presidentin e FSHF-së Armand Duka, ambasadoren e turneut, Valbona Selimllari, trajnerin e Kombëtares Silvinjo, si...