Shqipëria për vajza humb sfidën e parë me Uellsin
Kombëtarja kuqezi për vajza nuk arriti të dalë me pikë këtë të premte në ora 18:00 me Uellsin në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të raundit të playoff-it për Botërorin 2027, përfaqësuesja shqiptare u mund 0-1 nga vajzat e Uellsit teksa një autogol i shënuar nga Franja në të 22′ vendosi fatet e këtij ballafaqimi të parë. Kështu Uellsi arrin një hap të madh drejt kalimit më tej para se të luajë ndeshjen e kthimit në shtëpi me skuadrën shqiptare më 13 tetor ora 20:15. Ndërkaq ky do të jetë takimi i 4 mes kombëtareve vajza. Më herët Uellsi ka fituar 4-0 në Vrexham dhe 0-1 në “Elbasan Arena”/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al