Shqipëria për femra do të luajë në play-off ndaj Uellsit, FSHF me gjest të rëndësishëm për Tetorin Rozë

Shqipëria për femra do të luajë në play-off ndaj Uellsit, FSHF me gjest të rëndësishëm për Tetorin Rozë

8 Tetor 2026 16:28 Telesport Federata e Futbollit, në bashkëpunim me SIGAL, i bashkohet fushatës së Tetorit Rozë me një aktivitet ndërgjegjësues që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, aty ku do të luhet edhe ndeshja e play-off-it të Kombëtares së vajzave ndaj Uellsit, e vlefshme për Botërorin 2027. Në kuadër të kësaj nisme, më 9 tetor, para ndeshjes Shqipëri – Uells, që luhet në orën 18:00, do të shpërndahen 100 kuponë për kryerjen falas të mamografisë dhe ekografisë së gjirit, për gratë mbi 40 vjeç. Ekzaminimet do të kryhen në spitalet dhe klinikat përkatëse në Tiranë. Përmes këtij aktiviteti, FSHF dhe SIGAL synojnë të përcjellin një mesazh të rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke nxitur kontrollet...