“Shqipëria nuk mbahet peng nga dhuna, maskat e frika”- Koçiu viziton godinat e dëmtuara në Qytetin Studenti: Kjo nuk është protestë e studentëve, e papranueshme!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vizituar godinat e Qytetit Studenti, të cilat u dëmtuan mbrëmjen e kaluar gjatë incidenteve të regjistruara në Tiranë. Gjatë vizitës, Koçiu u ndal te dëmtimet e shkaktuara në ambientet ku jetojnë studentët, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe duke theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë për të rinjtë. Koçiu: “Qyteti “Studenti” vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës. Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi. Jam sot këtu për të thënë qartë se ajo që po ndodh prej katër ditësh në Tiranë është e papranueshme! Institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të terrorizuar dhe punonjës policie të sulmuar. Kjo nuk...
Burimi:
javanews.al