Shqipëria nis sot, këtu.

Shqipëria nis sot, këtu.

Monolog nga Marjana Koçeku/ Piranjat  Unë jam Marjana Koçeku, dhe shumica prej jush më njihni si neomalësorja. Jam lindur në Dukagjin, afër liqenit të Komanit, në një vend pa shumë zhurma e pa shumë njerëz. E vetmja zhurmë që dëgjoja ishte motorri i varkës së babës, që pas zhurmës vonohej edhe 30 minuta me ardhë. Kur u sëmura e vogël, nana më zbriti në spital duke ecur për disa orë, me djepin tim në shpinë. Babai ishte varkëtar. 8 vjeç, më mësoi t'i jepja varkës  e të rrregulloja motorrin e saj. Këto ishin, e janë ende, ligjet e mbijetesës për shumë shqiptarë. Familja jonë u mor me ekonomi drusore, bimë medicinale e peshkim, derisa kaluam në turizëm. Ngritëm një bujtinë pa ndihmën e askujt. Si...