Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike gjithnjë e më të larmishme. Krahas potencialit të saj si destinacion turistik, Shqipëria ofron gjithashtu lehtësi për qëndrimin e shtetasve amerikanë. Sipas medias amerikane “Travel+Leisure”, që rendit vendet ku qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për gjashtë muaj ose më gjatë, Shqipëria u mundëson atyre të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë për vizë. Kjo e bën vendin një mundësi për vizita dhe qëndrime afatgjata, duke u dhënë vizitorëve amerikanë më shumë kohë për të njohur destinacionet dhe ofertën turistike shqiptare. Ndonjëherë, disa ditë, një javë apo edhe një muaj në një destinacion të ri, nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur pritshmëritë e...