Shqipëria në listën e vendeve ‘jomiqësore’ të Moskës, ambasadori rus mesazh për 29 Nëntorin: Dikur luftonim kundër të njëjtit armik!

Shqipëria në listën e vendeve ‘jomiqësore’ të Moskës, ambasadori rus mesazh për 29 Nëntorin: Dikur luftonim kundër të njëjtit armik!

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës janë në nivelet më të ulëta dhe Shqipëria figuron në listën e vendeve “jomiqësore” të Rusisë qw prej vitit 2022, ambasadori rus nw Tiranw A. A. Zaytsev ka zgjedhur 82-vjetorin e Çlirimit për të rikujtuar momentet kur dy vendet ishin në të njëjtën anë të historisë. Përmes një mesazhi drejtuar veteranëve shqiptarë, diplomati rus evidenton kontributin e Bashkimit Sovjetik në Çlirimin e Shqipërisë, duke kërkuar që kujtesa e luftës së përbashkët kundër nazifashizmit të përcillet edhe te brezat e rinj të shqiptarëve dhe rusëve. Por mesazhi i ambasadorit nuk mbetet vetëm në rrafshin historik. Zaytsev e lidh të kaluarën antifashiste me qëndrimet e sotme të Moskës në arenën ndërkombëtare, duke kritikuar vendet që, sipas tij, nuk...