Shqipëria ndalet në barazim ndaj Letonisë, 1-1 në Riga

Shqipëria ndalet në barazim ndaj Letonisë, 1-1 në Riga

Shqipëria nuk ia doli të marrë tre pikët në transfertën ndaj Letonisë, duke u ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 29-të, pas një rrëmuje në zonën letoneze, ku mbrojtësi Cernomordijs realizoi autogol. Letonia reagoi në fundin e pjesës së parë, duke barazuar rezultatin me golin e po të njëjtit Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi. Pas këtij rezultati, Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin K me 5 pikë.
Burimi: Sot.com.al