Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqipëria ndahet në “paqe” me Serbinë, Manaj humb penalltinë e artë
👁10333
Shqipëria ka dalë me një barazim pa gola nga përballja ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës. Një ndeshje intensive, me ritëm të lartë dhe raste të shumta, ku kuqezinjtë treguan grintë dhe dëshirë për fitore, por u ndalën nga mungesa e saktësisë para portës. Skuadra e Sylvinhos e nisi më mirë takimin, me Mitajn që tentoi nga distanca në minutat e para, por gjeti të gatshëm portierin kundërshtar. Edhe Serbia pati mundësinë të rrezikojë, por Vlahovic nuk arriti të konkretizojë një rast të mirë. Armando Broja solli rrezik në krah me shpërthimet...