Shqipëria merr dritën jeshile për Kapitullin 20, Rama: Nis numërimi mbrapsht
Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas njoftimit të kryeministrit Edi Rama.Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar këtë zhvillim si një tjetër hap drejt objektivit të integrimit europian, duke theksuar se avancimi pritet të krijojë mundësi të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim. “Shqipëria mbyll Kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama. Kapitulli 20 lidhet me politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë. Marrja e dritës jeshile për mbylljen e negociatave përbën një hap të mëtejshëm në procesin e përafrimit të Shqipërisë me standardet dhe politikat e...
Burimi:
ntv.al