Shqipëria merr “dhuratën” nga rivalët e grupit, shtrohet rruga për vendin e parë
29 Shtator 2026 20:01 Telesport Në prag të ndeshjes në transfertë ndaj San Marino, e dyta në grup në Ligën C, në Ligën e Konbeve, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga dy rivalët kryesor për vendin e parë. Finlanda dhe Bjellorusia janë ndarë në barazim pa gola në sfidën e luajtur në Helsinki. Një ndeshje pa shumë raste dhe disi e mërzitshme. Finlanda vinte në këtë takim pas fitores 0-7 ndaj San Marino, por sot nordikët nuk shkuan dot më shumë se barazimi 0-0. Në anën tjetër, Bjellorusia vinte pas humbjes ndaj Shqipërisë dhe sot mori pikën e parë në grup. Në rast se Shqipëria fiton ndaj San Marino, do të marrë vendin e parë në grup. Sfida e ardhshme për kuqezinjtë, pas...
Burimi:
telesport.al