Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet

Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet

Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve në Europë, nga viti 1997,  ndërsa i gjithë rajoni ka zbritur nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë. Serbia ofron deri në 27 mijë euro për fëmijën e katërt, ndërsa vendet e tjera kanë zgjeruar bonuset, shtesat mujore dhe lehtësitë për familjet. Por përballë emigracionit, plakjes dhe kostos së jetesës, pyetja mbetet: a mund të blihet e ardhmja me një bonus për beben? Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Perëndimor nuk ishte aspak uniforme. Shqipëria dhe Kosova hynin në dekadë me nivele ende të larta lindshmërie, ndërsa Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe, pjesërisht,...