Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare
Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian i pohuan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se është duke u diskutuar data 13 tetor, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë. “Presim të kemi një tjetër ‘super të martë’ më 13 tetor, nga ku Shqipëria do të mbyllë një tjetër kapitull. Ndërsa Mali i Zi do të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve”, pohoi i njëjti burim. Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për Kapitullin 20, i cili lidhet me Biznesin dhe Politikat Industriale. Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.Ato...
Burimi:
javanews.al