Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, por problemet e shqiptarëve janë në tokë
Shqipëria po bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëveshjeve Artemis, nismës së udhëhequr nga NASA për bashkëpunimin në eksplorimin civil të hapësirës. Ceremonia do të zhvillohet më 21 shtator në selinë e NASA-s në Uashington, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe ambasadori Ervin Bushati. Një hap drejt Hënës e Marsit, ndërkohë që në tokë sfidat shqiptare mbeten po aq të forta. Marrëveshjet Artemis vendosin parime për bashkëpunimin, sigurinë dhe përdorimin paqësor të hapësirës, duke krijuar mundësi për projekte shkencore, teknologjike dhe akademike. Për Shqipërinë, megjithatë, nënshkrimi nuk sjell automatikisht fonde nga NASA apo ndonjë mision hapësinor shqiptar, por hap derën për bashkëpunime të ardhshme. Pra, nëse gjithçka shkon sipas planit, Shqipëria do të ketë një...
Burimi:
gijotina.com