Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE

foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të regjistruar në vitin 2023, numri zbriti në 141 089, ose 5 873 nxënës më pak brenda një viti. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 4%, dukshëm më të fortë se ajo e regjistruar në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Në vitin 2024, në arsimin fillor në BE ishin të regjistruar 23.2 milionë nxënës, vetëm 0.2% më pak se një vit më parë, ose një rënie prej 35 153 nxënësish. Në Shqipëri, rënia ka prekur kryesisht arsimin publik. Numri i nxënësve në institucionet publike ra nga 130 067 në vitin 2023 në 123 491 në vitin 2024, ose me 6 576 nxënës,...