Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqipëria gjatë sundimit të car Stefan Dushanit. Asimilimi, vjedhja, represioni, dhuna dhe dëbimi i shqiptarëve (1331-1355)
Qëndresa e organizuar e fisnikëve shqiptarë, herë-herë e bashkërenduar edhe me anzhuinët e me fuqi të tjera evropiane, kishte mundur t’i mbajë serbët për mjaft kohë larg Durrësit e Principatës së Arbrit. Por pushtimi i këtyre të fundit si dhe i gjithë tokave shqiptare, njohu një shkallëzim të ri në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Që në verën e vitit 1336, në ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili në atë kohë drejtonte ekspeditën ndëshkimore në Shqipërinë e Poshtme, mbreti serb organizoi një fushatë të madhe, në përfundim të së cilës pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit.Pushtimi serb u bë shkas për riorganizimin e krerëve shqiptarë. Për t’i dhënë më tepër gjerësi qëndresës së tyre, këta iu drejtuan...