SHQIPERIA FUTET MES TE ZGJEDHURVE TE ZGJERIMIT
Bashkimi Evropian po përgatitet për një valë të re zgjerimi dhe Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re masash për mënyrën se si Unioni do të funksionojë me më shumë shtete anëtare. Dokumenti i publikuar më 6 tetor nga Komisioni Evropian, “Preparing for a wider Union”, synon të përshtatë institucionet, politikat dhe buxhetin e BE-së për zgjerimet e ardhshme, ndërsa parashikon edhe mekanizma më të fortë për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe vlerat themelore pas anëtarësimit.Në fokus janë veçanërisht Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina, për të cilat Komisioni do të paraqesë në paketën e zgjerimit 2026 edhe udhërrëfyes orientues, me kusht që të vijojnë reformat.Një prej ndryshimeve të propozuara lidhet me mekanizmat mbrojtës që mund të përfshihen në traktatet e...
Burimi:
ntv.al