“Shqipëria e ka vendin në BE”, McGrath pas takimit me Ramën
Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, e ka cilësuar Shqipërinë si një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath u shpreh se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa theksoi se vijimi i reformave dhe ruajtja e ritmit të punës mbeten të rëndësishme për procesin e integrimit. “Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkroi McGrath. Sipas tij, Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit. Në takimin me Ramën, sipas komisionerit europian, u diskutua përparimi i vendit në zbatimin e reformave në drejtësi...
Burimi:
ntv.al