“Shqipëria e ka vendin në BE”, McGrath pas takimit me Ramën: Ruani ritmin e reformave

“Shqipëria e ka vendin në BE”, McGrath pas takimit me Ramën: Ruani ritmin e reformave

Edi Rama DHE Michael McGrath TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë Drejtësinë Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, McGrath është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për ecurinë e vendit në procesin e integrimit europian, veçanërisht për reformat në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit. Pas takimit, komisioneri europian ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria, duke theksuar se vendi mbetet ndër shtetet që po avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, tha McGrath. Ai nënvizoi se reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit mbeten në themel...