Shqipëria dominon dhe bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë marrin kreun e grupit

Shqipëria dominon dhe bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë marrin kreun e grupit

Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon. Kuqezinjtë bënë detyrën në San Marino, ku prania e madhe e tifozëve i bëri të ndiheshin si të shtëpinë e tyre. Loja e shpejtë dhe me pasime po jepte frytet e veta dhe goli i parë i shënuar nga Mehmeti në minutën e 22-të ishte mëse i pritshëm. Uzuni tundi rrjetën vetëm 5 minuta më vonë, ndërsa Manaj fiksoi shifrat në ato përfundimtare 0-3. Një fitore e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila tani udhëheq grupin me 6 pikë të plota./Sport Ekspres/