Shqipëria bën detyrën ndaj Finlandës, i mjafton vetëm një pikë në sfidën e fundit (video)
Shqipëria ka fituar 2-0 ndaj Finlandës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”, e parafundit në grup për Ligën C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë rrezikojnë që në minutën e parë më një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare, ku Qazim Laçi kishte një shans ideal për të gjetur golin, pas pasimit të Stavro Pilos, por goditja ishte e dobët. Në minutën e 10-të, për fatin e mirë të kuqeiznjve goditja me kokë e Kallman, nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 22-të, Asllani provon të shënojë një gol spektakolar, por pritja e portierit finlandez ishte vërtet spetakolare. Në minutën e 33-të, sërish Asllani provon të gjejë golin me një goditje të bukur, por Lukas Hradecky thotë sërish “jo” me pritjen e tij. Sfida u...
Burimi:
telesport.al