Vendos “perla” e Muçit, Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Finlandës (video)
Shqipëria po fiton 1-0 ndaj Finlandës pas 45 mintuave të para në “Air Albania”, në sfidën e pestë në grup në Ligën e Kombëve, Liga C. Kuqezinjtë rrezikojnë që në minutën e parë më një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare, ku Qazim Laçi kishte një shans ideal për të gjetur golin, pas pasimit të Stavro Pilos, por goditja ishte e dobët. Në minutën e 10-të, për fatin e mirë të kuqeiznjve goditja me kokë e Kallman, nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 22-të, Asllani provon të shënojë një gol spektakolar, por pritja e portierit finlandez ishte vërtet spetakolare. Në minutën e 33-të, sërish Asllani provon të gjejë golin me një goditje të bukur, por Lukas Hradecky thotë sërish “jo” me pritjen e tij....
Burimi:
telesport.al