Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, Kapitulli 20 drejt mbylljes së përkohshme
FOTO Një tjetër hap në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është hedhur këtë të enjte pasi në nivelin e COELA-s është arritur dakordësia për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20. Vendimi pritet të kalojë në fazën e radhës në COREPER, ku shqyrtimi është parashikuar për mesditën e së premtes. Nëse merr miratimin e këtij mekanizmi procedura do të vijojë drejt zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Sipas burimeve nga Bashkimi Europian po shqyrtohen disa data për konferencat ndërqeveritare që pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme. Në këtë kalendar parashikohen takime edhe me Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Për Shqipërinë, data që po konsiderohet aktualisht është 13 tetori pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAC). Megjithatë kjo datë...
Burimi:
zeri.ai