Shqipëri, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Shqipëri, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja është bërë e ditur rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e shtetasit me inicialet U.F, rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar nga një kafshë e egër. Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari). Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje,...