Shporta ushqimore më e lirë? Eksperti tregon çfarë pritet të ndodhë me çmimet pas uljes së TVSH
Paketa e re fiskale, e cila parashikon uljen e TVSH-së për produktet ushqimore në 6%, por edhe rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, pritet të sjellë ndryshime në barrën që përballojnë bizneset dhe qytetarët. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, e cilëson paketën si një nismë të papritur, që sipas tij është nxitur edhe nga presioni social dhe protestat. Cila është përshtypja juaj kryesore nga gjithë ajo paketë e barrës fiskale që sigurisht është e ngarkuar me shifra dhe me detaje? Çfarë përshtypje ju lë juve? Eduart Gjokutaj: Kjo paketë që u propozua e gjeti në befasi si biznesin, si grupin e ekspertëve, ashtu edhe në përgjithësi gjithë publikun shqiptar. Pasi jo më shumë se pak ditë më përpara, në pajtim me...
Burimi:
kohajone.com