Shporta ushqimore bëhet luks/ Pensionistët: Me pensionet nuk mbushim dot qesen

Shporta ushqimore bëhet luks/ Pensionistët: Me pensionet nuk mbushim dot qesen

Tregu i shumicës në Korçë nis të gjallërohet që në orët e para të mëngjesit, por për shumë qytetarë, veçanërisht pensionistët, blerja e produkteve të përditshme është kthyer në një sfidë gjithnjë e më të madhe. Frutat, perimet dhe produktet ushqimore po rëndojnë buxhetet familjare, ndërsa pensionistët shprehen se të ardhurat mujore nuk u mjaftojnë për të përballuar çmimet. Shumë prej tyre thonë se tashmë detyrohen të zgjedhin vetëm produktet më të lira. Një pensioniste që jeton në Greqi dhe ndodhet në Korçë për pushime thotë se ka vënë re një diferencë të konsiderueshme të çmimeve mes dy vendeve. Sipas saj, edhe pse të ardhurat në Greqi janë më të larta, çmimet në Shqipëri i janë dukur shumë të shtrenjta. “Shumë të shtrenjta. Në krahasim...