Shpëtojnë mrekullisht pasagjerët/ Makina përplaset me autobusin, lëndohet shoferi…

Shpëtojnë mrekullisht pasagjerët/ Makina përplaset me autobusin, lëndohet shoferi…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor fier-patos. Makina tip ford eshte perplasur me autobusin e linjes fier-roskovec. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit portëz rreth orës 14:20. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i mjetit ford dhe është transportuar në spital. Nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore ndërsa nga pasagjerët e autobusit nuk ka të lenduar. Policia po heton rrethanat e aksidentit por paraprakisht dyshohet se autovetura po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Burimi: Sot.com.al