Shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng, Drejtori Hita vlerëson shefin e Policisë, Mariglen Koroveshaj merr gradën “Kryekomisar”

Shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng, Drejtori Hita vlerëson shefin e Policisë, Mariglen Koroveshaj merr gradën “Kryekomisar”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar efektivët e DVP Fier për punën e tyre në disa operacione të rëndësishme, ndërsa i akordoi gradën “Kryekomisar” ish-shefit të Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj. Koroveshaj u vlerësua për rolin e tij në shpëtimin e një 24-vjeçareje, e cila ishte marrë peng nga ish-i dashuri i saj pasi kishte vrarë më parë prindërit e saj. “E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze”, u shpreh Hita, duke vlerësuar profesionalizmin, kurajën dhe përgjegjësinë e efektivit. “Zgjodhi komunikimin dhe negocimin, arriti të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe, mbi të gjitha, të mundësojë shpëtimin e vajzës”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm. Koroveshaj do...