Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

pamje nga rrenojat e pallatit pas zjarrit ELBASAN- 15 familjet e prekura nga shpërthimi në pallatin e lagjes “Qemal Stafa” në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje nga bashkia, deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës së banimit. Bashkia e Elbasanit ka përgatitur kontratat 1-vjeçare për përfitimin e bonusit të qirasë, të cilat janë nënshkruan tashmë nga 15 familjet. Afati fillestar i mbështetjes është 1 vit, por mund të zgjasë deri në përfundimin e punimeve për pallatin.  Këshilli Bashkiak do të miratojë me procedurë të përshpejtuar vendimin për strehimin e banorëve pas hartimit të aktit përfundimtar të ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit. Banorët do të strehohet në bazë të ligjit për emergjencat civile. Gjithashtu janë testuar edhe çmimet e tregut që do të paguhen nga bashkia...