Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një lokali në Durrës. Mësohet se lokali është në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Kërtusha, sipas të dhënave të raportuara për ngjarjen e asaj kohe, kishte qenë klient në lokalin e Kajnos. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të lokalit. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Vetëm rreth 40 minuta më vonë, një tjetër shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në zonën...