Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës, në qendër të Athinës. Ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat e ndërtesës së shembur. Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë, Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Siç bën me dije TCH, në total janë konfirmuar gjashtë viktima, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të gjithë trupat nga rrënojat. Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Burimi:
javanews.al