Shpërthim me tritol në Shkodër, shkrumbohet makina e efektivit të kriminalistikës
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur pranë Unazës Perëndimore, ku dyshohet se lënda plasëse i është vendosur automjetit të policit të sektorit të kriminalistikës, Ardjan Baçina. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në automjet dhe në derën e banesës pranë së cilës ishte parkuar mjeti. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Burimi:
syri.net