Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rrethimit të banesës së 60-vjeçarit, Shefki Frakulli. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave. Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje. Në banesë jetonte vetëm çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në...