Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!
Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas polemikave të krijuara pas derbit mes Atlético Madrid dhe Real Madrid, veçanërisht për vendimet e arbitrave dhe kritikat e ardhura nga Real Madrid TV dhe mediat pranë klubit madrilen. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tebas akuzon palën e Real Madridit se po përpiqet të ndërtojë një narrativë të bazuar te “konspiracioni i përhershëm” sa herë që klubi përballet me vendime të diskutueshme të arbitrave. “Po fillojnë sërish zëdhënësit dhe televizioni i regjimit të ndërtojnë narrativën e zakonshme: konspiracionin e përhershëm. Kur nuk është Negreira, është arbitri; kur nuk është arbitri, thuhet se nuk është ndërkombëtar”, shkruan Tebas. Ai thekson se të gjitha klubet mund të gjykohen nga arbitra ndërkombëtarë ose jo, duke shtuar...
Burimi:
javanews.al