Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari

Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Vlorës arrestoi një 22-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike në këtë qytet. Në pranga u vu shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 12 doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al