Shpërblimi për efektivët e Policisë, miratohet VKM-ja: Ja sa punonjës përfitojnë

Shpërblimi për efektivët e Policisë, miratohet VKM-ja: Ja sa punonjës përfitojnë

Efektivët e Policisë TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin financiar për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave. Sipas vendimit çdo efektiv përfitues do të marrë 269 120 lekë, ndërsa fondi i përgjithshëm prej 740 milionë e 80 mijë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktojë listën e përfituesve dhe do të ndjekë procedurat për dhënien e shpërblimit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Njoftimi i Qeverisë: Vendim për dhënie shpërblimi punonjësve të policisë së shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e ministrisë së punëve të brendshme, miratuar për vitin 2026 Në mbështetje të nenit...