SHPEJTESIA SJELL TRAGJEDI, BILANCI NJE VIKTIME

SHPEJTESIA SJELL TRAGJEDI, BILANCI NJE VIKTIME

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur jetën. Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Dyshimet janë se shpejtësia e lartë mund ta ketë bërë të pamundur manovrimin e mjeteve dhe shmangien e përplasjes. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit, ndërsa po punohet për dokumentimin e rrethanave dhe...