Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Nuk jam nën hetim nga SPAK
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të shumta duke i quajtur të rreme pretendimet se është nën hetim nga SPAK-u. Myrtezaj ka sqaruar se nuk është subjekt i asnjë hetimi nga SPAK-u, duke i quajtur këto pretendime si të rreme dhe të pabazuara. Reagimin e saj e bëri përmes një deklarate të publikuar në InstaStory, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. “Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik”, ka deklaruar këngëtarja. “Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK. Çdo pretendim në të kundërt është i rremë i pabazuar dhe cenon figurën, dinjitetin dhe reputacionin tim”, shkruan Myrtezaj. “Çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që...
Burimi:
ntv.al