”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”, kriset miqësia me Mimozën? Zhaku: Servile, e pafytyrë

”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”, kriset miqësia me Mimozën? Zhaku: Servile, e pafytyrë

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së Ferma VIP. Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet. Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”. Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka...