“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes
Loredana Zefi vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj personale, ndërsa së fundmi ka publikuar një video në TikTok që mori menjëherë vëmendje. Në pamjet e postuara shfaqet vajza e saj, Hana, pranë partnerit të reperes, futbollistit Karim Adeyemi. Të dy duken mjaft të afërt dhe të lumtur teksa kalojnë kohë së bashku në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat, duke reflektuar raportin e ngushtë që kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi që Loredana i vendosi videos. “Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, shkroi artistja. Me këtë deklaratë, reperja duket se ka lënë të kuptohet se ajo dhe Adeyemi po mendojnë seriozisht për të zgjeruar familjen dhe për të pasur një fëmijë së bashku në...
Burimi:
ntv.al