Flamingot në “Sunny Hill”/ Dua Lipa vendos simbolin e shqiptarëve në koncertin e saj
Festivali ndërkombëtar Sunny Hill ka hapur dyert edhe këtë vit në Prishtinë, duke mirëpritur mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Edicioni i këtij viti zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht dhe sjell në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, nën organizimin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen në hyrje të festivalit është vendosja e simbolit të flamingove. Ky detaj është lidhur me protestat mjedisore që nisën në Zvërnec dhe më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare në Shqipëri. Më herët, Dua Lipa kishte shprehur publikisht mbështetjen e saj për këtë kauzë gjatë një bisede në podkastin e shkrimtares Lea Ypi. Vendosja e flamingove në...
Burimi:
ntv.al