Shishe qelqi në kokë dhe shqelma ndaj Chris Brown/ Sulmi në një klub nate në Londër
Këngëtari amerikan i R&B, Chris Brown, është deklaruar fajtor për akuzën e përleshjes, lidhur me një sulm të ndodhur në një klub nate në Londër në shkurt të vitit 2023. Ai do të dënohet në muajin tetor, ndërsa akuzat më të rënda për sulm, tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe posedim të një arme sulmuese janë rrëzuar. Sipas Policisë Metropolitane, kamerat e sigurisë tregojnë se Brown goditi disa herë viktimën në kokë me një shishe qelqi. Më pas, viktima u ndoq, u rrëzua në tokë dhe u godit me shqelma. Nga sulmi, producenti muzikor Abe Diaw pësoi lëndime në kokë dhe gju, duke pasur nevojë për trajtim spitalor. Bashkë me Brown, fajësinë për përleshje e pranoi edhe Omololu Akinlolu, i njohur me...
Burimi:
ntv.al