Selin Bollati dhe DJ Gimbo hedhin hapin e radhës, çifti konfirmon bashkëjetesën
Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë ndarë detaje nga jeta personale. Selin zbuloi se lidhja e tyre ka hyrë në një fazë të re, duke treguar se tashmë kanë nisur bashkëjetesën. Ajo tha se, për shkak të angazhimeve, jetojnë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut, duke kaluar kohë si me familjen e saj, ashtu edhe me familjen e DJ Gimbos. “Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut”, u shpreh Selin për “Wake up”. Çifti foli edhe për...
Burimi:
ntv.al