Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

Katër nga vajzat, Moza, Malbora, Soni dhe Blerina në deklarata të ndryshme, kanë shprehur dëshirën për të pasur hyrje të reja, e më konkretisht djalë. Kjo dëshirë e vajzave u plotësua: Henri Rrufa është bërë pjesë e Ferma Vip. Henri është një emër i njohur në edia. Ai ka qenë kampion kombëtar për 8 vite radhazi në qitje. Ai gjithashtu është fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror në Kajro të Egjiptit. Henri po ashtu ka mbi 70 medalje të fituara në kompeticione të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Pasi u njohën me profilin e tij, ka qenë Malbora ajo që ka dalë dhe e ka pritur, për ta çuar më pas në Arenë, atje ku po i prisnin edhe fermerët e tjerë.