“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e Joshua Kushner rrëfen si është të jesh pjesë e familjes Trump: Nuk e kam takuar kurrë Presidentin

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e Joshua Kushner rrëfen si është të jesh pjesë e familjes Trump: Nuk e kam takuar kurrë Presidentin

Modelja dhe sipërmarrësja amerikane Karlie Kloss, ish-“Angel” e Victoria’s Secret dhe bashkëthemeluese e grupit mediatik Bedford Media, ka folur për herë të rrallë për lidhjen e saj familjare me familjen e presidentit amerikan Donald Trump. Kloss është e martuar me biznesmenin Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump, vajzës së Donald Trump. Në një intervistë për gazetaren Emily Chang, modelja u pyet se si është të ketë lidhje familjare me Trump. Ajo theksoi se identiteti dhe bindjet e saj politike nuk kanë ndryshuar. “E di kush jam. E di cilat janë vlerat që më udhëheqin në jetë dhe çështjet që më interesojnë. Nuk e kam humbur veten, por nga ana tjetër kjo është familja e bashkëshortit tim”, u shpreh Kloss. Ajo zbuloi...