Nga kunata në armike? Motra e Mateos ofendon rëndë Brikenën?

Nga kunata në armike? Motra e Mateos ofendon rëndë Brikenën?

Zhvillimet e fundit rreth ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, po përfshijnë edhe familjarët e tyre në debatet e rrjeteve sociale. Pas ndarjes së çiftit, e cila erdhi vetëm pak kohë pas përfundimit të formatit televiziv, vëmendja e ndjekësve është zhvendosur te lëvizjet e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një video të publikuar në profilin e saj, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge të njohur. Ajo që ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve nuk ka qenë vetëm videoja, por pjesa specifike e tekstit që Kejsi ka përzgjedhur për të shoqëruar postimin e saj. Bëhet fjalë për projektin muzikor “Mesazh” nga Buta dhe Kida, ku ajo ka...