“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rrufa e thot hapur

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rrufa e thot hapur

Ish-fermeri i “Ferma VIP”, Henri Rrufa, ishte i ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, ku ndau detaje nga jeta e tij pas daljes nga formati, projektet e reja televizive dhe raportet personale me ish-banorët e fermës. Gjatë intervistës, Henri u ndal edhe te jeta e tij sentimentale, duke zbuluar se aktualisht ndodhet në një njohje me një vajzë që ka qenë pjesë e “Ferma VIP”. “Jemi akoma në fazë njohjeje. Nuk mund të them ende diçka të sigurt,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia është ende në zhvillim. I pyetur nga moderatori nëse bëhej fjalë për një ish-fermere që ka qenë në të njëjtin sezon, Henri konfirmoi se ajo kishte qenë brenda fermës para tij. Gjatë bisedës, ish-fermeri foli gjithashtu...